Drejtuesit e rinj të departamenteve dhe sekretariateve në PD

Shqipëria

Drejtuesit e rinj të departamenteve dhe sekretariateve në PD

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 16:41

Partia Demokratike hap procesin e aplikimeve për konkurim për drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve.
Kryetari i Partisë Demokratike shpall udhëzimin për procesin e aplikimit dhe fton anëtarët e partisë të aplikojnë
Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, shpalli sot udhëzimin për procesin e aplikimit për konkurim, për drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve.
Procesi i aplikimit fillon sot dhe ka afat deri me 6 nëntor të këtij viti.
Me anë të një udhëzimi të posacëm, Kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar anëtarët e Partisë Demokratike që plotësojnë kriteret të aplikojnë për të kandiduar.
Aplikimet për konkurim startojnë procesin e kandidimit dhe garimit për 22 departamente dhe 6 sekretariate.
Drejtuesit e ardhshëm të Departamenteve dhe Sekretariateve do të zgjidhen me votë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

UDHËZIM
Nr.7, datë 30 Tetor 2014
Për aplikimin si kandidatë për drejtues të forumeve te larta të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Mbështetur në Nenet 14, 37, 42, 42/1, 43, dhe 43/1 të hapet procesi për pranimin e aplikimeve si kandidatë për Drejtues të Departamenteve dhe Sekretarë Funksionalë për Departamentet dhe Sekretariatet si më poshtë:
DEPARTAMENTET
1. ENERGJIA DHE BURIMET NATYRORE
2. INFRASTRUKTURA DHE TRANSPORTI
3. BUJQESIA, ZHVILLIMI RURAL, PESHKIMI DHE AGROINDUSTRIA
4. SHOQERIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMI
5. EKONOMIA DHE TREGU
6. FINANCAT PUBLIKE, TREGU BANKAR FINANCIAR DHE JO BANKAR
7. ANTIKORRUPSIONI, AKSESI PUBLIK NE SHERBIME DHE TRANSPARENCA NE QEVERISJE
8. TE DREJTAT E NJERIUT DHE LIRITE THEMELORE
9. PUNESIMI DHE CESHTJET SOCIALE
10. EMIGRACIONI DHE DIASPORA
11. TE PERNDJEKURIT POLITIKE DHE PRONARET
12. SIGURIA, RENDI PUBLIK, LUFTA KUNDER KRIMIT
13. ADMINISTRATA PUBLIKE
14. SISTEMI I DREJTESISE DHE GJYQESORI
15. PUSHTETI VENDOR DHE ADMINISTRIMI I TERRITORIT
16. AMBJENTI, PYJET DHE TURIZMI
17. ARSIMI, SHKENCA DHE INOVACIONI
18. KULTURA, RINIA DHE SPORTI
19. SHENDETESIA
20. INTEGRIMI EUROPIAN
21. POLITIKA E JASHTME
22. SIGURIA KOMBETARE
SEKRETARIATET
1. BURIMET NJEREZORE
2. ORGANIZIMI
3. ZGJEDHJET
4. MARREDHENIET ME PUBLIKUN
5. ORGANIZATAT PARTNERE
6. SHOQERIA CIVILE

Procesi i aplikimit të fillojë nga dita e sotme 30 tetor 2014 dhe të përfundojë në datën 6 nëntor 2014.
Ftohen të aplikojnë për këto poste drejtuese anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët duhet që:
1. Të kenë shkollim të plotë dhe cilësor, kualifikime të arrira dhe karrierë të spikatur në fushën profesionale dhe akademike.
2. Të kenë rezultate të larta si drejtues në fushën për të cilën aplikojnë.
3. Të kenë reputacion pozitiv në shoqëri për aktivitetin dhe integritetin e tyre profesional e njerëzor, si dhe politik ata që kanë një karrierë të sprovuar politike.
4. Të ofrojnë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë të rezultateve të Partisë Demokratike.
Kandidatët duhet të paraqesin së bashku me jetëshkrimin dhe dokumentacionin përkatës edhe një përmbledhje të vizionit të tyre për drejtimin e forumit për të cilin aplikojnë. (letër motivimi).
Aplikimi të dorëzohet brenda datës 06.11.2014 pranë zyrës së organizimit të PDSH-së ose në adresën [email protected].
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.
KRYETARI
Lulzim Basha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat