Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratës së PS

Shqipëria

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratës së PS

Më: 26 tetor 2014 Në ora: 00:05

Pas deklaratës të Partisë Socialiste e cila tha se në 8 vite, Partia Demokratike la një situatë kaotike me ndërtimet pa leje dhe legalizimet, duke bërë përgjegjës edhe Kryebashkiakun Basha, ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës.

“Njeriu që lejoi për 11 vjet të ndërtohet në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korruptive, sot po i prish në mënyrë selektive. Nuk preken objektet e miqve e klientëve të Edi Ramës dhe as të atyre që vazhdojnë të paguajnë tarifën korruptive – thuhet në reagimin e Bashkisë së kryeqytetit.

“Shkatërrimet selektive të Ramës po mbyllin qindra vende pune, ndërsa klientët e Ramës ndërtojnë pa leje e mbrohen nga Kryeministri. Edi Rama si Kryebashkiak betonizoi Tiranën, ndërsa si Kryeministër di vetëm të bllokojë, shkatërrojë dhe varfërojë qytetarët, – thotë Bashkia e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat