Presidenti Nishani: Shtyrja e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi, me vend

Shqipëria

Presidenti Nishani: Shtyrja e vizitës së Kryeministrit Rama në Serbi, me vend

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:37

Presidenti i Republikës Bujar Nishani tha se shtyrja e vizitës së kryeministrit Rama në Beograd ishte me vend, ndërkohë që pala serbe ishte e dyzuar dhe nuk dha asnjë argument. Duke folur mbrëmë në një intervistë televizive, kreu i shtetit theksoi se shtyrja e takimit Rama-Vuçiç u ndikua nga situata që pasoi ndeshjen Serbi-Shqipëri. Nishani gjatë intervistës tha se nuk ka pasur informacion në lidhje me përmbajtjen e vizitës së kryeministrit në Serbi, por sipas presidentit të Republikës ajo është e rëndësishme pasi Shqipëria ka çështje për të diskutuar dhe për të zgjidhur me Beogradin. Ndër to kreu i shtetit përmendi çështjen e Preshevës, Arsimit, njohjes së diplomave, të cilat duhet të konkludohen me marrëveshje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat