Serbia e refuzon tre herë Edi Ramën për të vizituar Beogradin

Shqipëria

Serbia e refuzon tre herë Edi Ramën për të vizituar Beogradin

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:16

Lajmi i shpërndarë për media nga zyra e shtypit të Kryeministrisë për anulimin e vizitës së Edi Ramës në Beograd me datë 22 tetor, nuk ishte një lajm aq i papritur. Kryeministri i Shqipërisë po përpiqet prej një viti të jetë mysafir i serbëve, gjë e cila do të shënonte vizitën e dytë të një kreu shqiptar pas vizitës së Enver Hoxhës më 1946.
Ndërkohë, mësohet që nga koha e Ismail Qemalit asnjë kryeministër serb nuk e ka vizituar Tiranën. Dashuria dhe dëshira e pakuptueshme për të vizituar Beogradin nuk justifikohen me vullnetin politik për dialog, pasi ky i fundit mund të zhvillohej si në Tiranë ashtu dhe në Bruksel.
Gjithsesi mund të theksojmë se të dy liderët, si Rama dhe Vuçiç janë takuar kohë më parë, por ajo çfarë e bën këtë takim të çuditshëm është insistimi që të dy liderët të takohen në Beograd, pikërisht në një kohë që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk është penduar për krimet dhe genocidin e tmerrshëm ndaj popullsisë shqiptare.
Në këto kushte që pretendohet të realizohet ky takim mes të dy shteteve, a mund të pyesim se cilat janë arsyet që Vuçiç nuk e takon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën në kryeqytetin shqiptar? Dhe e dyta, mos vallë Edi Rama ka më tepër si sfidë personale të rrisë prestigjin e shtetit serb në sytë e botës si vend i qetë dhe garant, sesa për të luftuar për interesat e Shqipërisë?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat