SHISH: Nuk kemi përgjuar zyrtarë të lartë

Shqipëria

SHISH: Nuk kemi përgjuar zyrtarë të lartë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:15

“Janë tërësisht dezinformuese e denigruese informimet se qenkan përgjuar nga SHISH, në mënyrë të paligjshme, persona publikë të profileve të ndryshëm apo ndonjë qytetar tjetër. Është shumë e qartë se ata persona që servirin këto lloj informacionesh në media, dhe për fat të keq edhe botohen pa marrë asnjë masë verifikuese, kanë qëllimin e mbrapsht ta denigrojë këtë agjenci të rëndësishme të sigurisë kombëtare, ta pengojë dhe shkurajojë në punën e saj aq të dobishme dhe të vështirë.”

Ky ka qenë reagimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika në një komunikatë për mediat të publikuar në faqen zyrtare të SHISH lidhur me akuzat se janë përgjuar zyrtarë të lartë të vendit.

“Ju sigurojmë se kemi kaluar situata shumë më të vështira se sa situatën e stisur me këto të pavërteta, por ne thjesht i kemi injoruar të gjitha ato përpjekje të cilat kanë patur si qëllim përbaltjen e veprimtarisë sonë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat