Papa i tha Saimir Tahirit: T’i shpëtojmë fëmijët e botës nga droga

Shqipëria

Papa i tha Saimir Tahirit: T’i shpëtojmë fëmijët e botës nga droga

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 17:56

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, përmes nje mesazhi ne Facebook e ka cilësuar të jashtëzakonshëm takimin me Papa Franceskun të cilin siç tha pati rastin ta informonte për luftën që policia shqiptare ka bërë kundër drogës dhe mori inkurajimin nga ana e atit të shenjtë që kjo luftë të intensifikohet në mënyrë që siç u shpreh ai të shpëtohen fëmijët e botës nga droga.

“I jashtezakonshem takimi me Papa Françeskun dhe inkurajimin e Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga. Faleminderit Ati i Shenjte!” shkruan ministri Tahiri në rrjetin social Facebook, pasi takimit me Atin e Shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat