Shqipëria dhe Vatikani, raportet shekullore mes bashkëpunimit, ndihmës, ndarjes dhe ribashkimit

Shqipëria

Shqipëria dhe Vatikani, raportet shekullore mes bashkëpunimit, ndihmës, ndarjes dhe ribashkimit

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 11:19

Marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë kanë një histori të gjatë, duke ndarë momente të ndryshme mes bashkëpunimit konstruktiv, por edhe ndarje të njëanshme.
Rrënjët janë shekullore dhe ngjizen në Shekullin e 14-të me aleancën e mes prijësit të shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe dhe Selisë së Shenjtë, në kohën kur pushtimi otoman ishte një kërcënim i madh për Europën. Kështu Papa Kalisti III i dha Skenderbeut titullin “Athleta Christi” - Atlet i Krishtit, në shenjë respekti për luftën e tij në mbrojtje të kërcëimit ottoman të kombeve të Europës dhe vlerave të Krishtërimit.
Prelatët shqiptarë kanë gjetur ndër shekuj mbështetjen e Vatikanit, për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Pas vitit 1912, kur Shqiperia fitoi pavaresine, kisha katolike kontribuoi ne ringjalljen shpirterore e morale te vendit, ne vecanti ne fushen e arsimit.
Pas Luftes se Dyte Boterore, me ardhjen e komunisteve ne fuqi, u veshtiresua shume veprimtaria e kishes katolike ne Shqiperi. Shkollat e seminaret katolike u mbyllen, dhjetëria Ipeshkev dhe prifterinj u vrane dhe shume klerike u arrestuan. Ne vitin 1967 Shqiperia u shpall shteti i pare ateist ne bote dhe marrëdhëniet me Vatikanin u ndërprenë.
Çdo perpjekje e Selise se Shenjte per t'u afruar me Shqiperine binte ne vesh te shurdher, bile edhe mesazhet e urimit te Papes per vitin e ri ktheheshin mbrapsht. Ne 26 shkurt 1984 nga Bari, Papa Gjon Pali II u lut per katoliket ne Shqiperi, ku u shpreh se “shqiptaret zene nje vend shume te vecante ne zemren e tij”.
Në fillim të viteve 1990, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit morrën një kthesë të madhe, pas ndryshimeve politike dhe rrëzimit të diktaturës komuniste. Me 7 shtator 1991 u vendosen marredheniet diplomatike ne nivel ambasadoresh. Ne vitin 1992, Ambasadori pare shqiptar prane Selise se Shenjte, Uili Kamsi, ndërsa Selia e Shenjte akreditoi prane qeverise shqiptare në të njëjtin vit Nuncin e pare Apostolik Imzot Ivan Dias.
Pika kulmore e marrëdhënieve arrin në vizitën që Papa Gjon Palit II zhvilloi në Shqipëri më 25 prill 1994, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë. Vizita e Shenjterise se tij qe nje mbeshtetje morale dhe politike per Shqiperine. Seline e Shenjte e kane vizituar Presidentet dhe Kryeministrat e Shtetit Shqiptar mbas vendosjes se marredhenieve diplomatike ne vitin 1991, te cilet jane pritur ne audience nga Papati.
Vizita e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Tiranë, shenon një moment historin në marrëdhëniet me Shqipërinë, është një tregues i vëmendjes që Vatikanit i jep popullit shqiptar dhe vlerësim i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat