Kuvendi shkarkon Fullanin nga detyra e Guvernatorit

Shqipëria

Kuvendi shkarkon Fullanin nga detyra e Guvernatorit

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 13:39

Parlamenti votoi vetëm me votat e mazhorancës shkarkimin nga detyra e Guvernatorit, Ardian Fullani dhe inspektoren e Përgjitshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi.
Ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në votim, për shkak të bojkotit parlamentar.

Votimi elektronik për shkarkimin e Fullanit dhe Golemit ka qenë i fshehtë, por ajo që bie në sy është fakti se 6 nga deputetët e mazhorancës votouan kundër shkarkimit të Ardian Fullanit.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në votim, pasi është larguar menjëhere nga salla e Kuvendit sapo ka përfunduar fjalimin e tij.

Kryeinspektorija e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi u shkarkua me 76 vota pro, 1 kunder dhe 1 abstenim.

Po ashtu Fullani shkarkohet edhe nga posti i anetarit dhe kreut të Keshillit Mbikeqyres të institucionit më të larte financiar ne vend.

Shkarkimi i tij erdhi 12 ditë pasi Bordi i Bankes qendrore vendosi t’i propozoje Kuvendit shkarkimin e Fullanit.

Aktualisht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, Ardian Fullani ndodhet në ‘arrest shtëpie’, ndërsa për Golemin nuk pati ndryshim të masës së arrestit dhe ajo aktualisht ndodhet në burg. Sot, Golemi është marrë në pyetje nga oficerë të policisë, në ambientet e burgut 313, në Tiranë

Erjon Braçe para votimit

Përpara votimi të shkarkimit të Fullanit dhe Golemit, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i kërkoi Kuvendit shkarkimin e Ardian Fullanit si Guvernator dhe Elivar Golemit si Inspektore.

“Komisioni ka vendosur për të shkarkuar edhe nga anëtari i Këshillit Mbikqyrës zotin Ardian Fullani. Për moszbatim të detyrave të përcaktuara në nenin 54 të ligjit për Bankën e Shqipërisë nga ana e inspektrit të përgjithshëm, cënon thellë sigurinë monetare dhe interesat e Bankës së Shqipërisë, sipas nenit 47 pika 2 shkronja c të ligjit 82/69 për BSH të ndryshuar. Kërkesa për pjesëmarrje në seancë dëgjimore të Inspektorit të Përgjithshëm të BSH ishin në funksion të interesit publik. Ngjarja e rëndë e konstatuar në muajin korrik 2014 me vjedhjen e 713 mln nga thesari i shqipërisë shkaktoi rënien e besueshmërisë të publikut dhe natyrisht edhe cënimin e interesit të BSH. Komisioni me unanimitet pranoi kërkesën e deputetëve për shkarkimin e Elivar Golemit nga detyra e inspektores së Përgjithshme të BSH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat