Rama propozon bashkëshorten e Dashamir Shehit në krye të AMF-së

Shqipëria

Rama propozon bashkëshorten e Dashamir Shehit në krye të AMF-së

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 23:23

Enkeleda Shehi propozohet për riemërim në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Shehi është bashkëshorte e deputetit Dashamir Shehi, deputet aktual i Kuvendit në radhët e Partisë Demokratike.

Propozimi është bërë sot nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Edi Rama dhe tashmë letra ka mbërritur në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit.

Kuvendi duhet të miratojë propozimin që Enkeleda Shehi të mbajë pozicionin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas dispozitave të ligjit të ri, miratuar në muajin korrik, posti i drejtorit ekzekutiv nuk ekzistonte më parë dhe kompetencat e tij ushtroheshin nga Kryetari i Bordit Drejtues.

Pas sugjerimit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ligji i ri kërkon që drejtori ekzekutiv dhe nëndrejtori të jenë anëtarë të Bordit Drejtues të AMF, ndërsa tre anëtarët e tjerë nuk të mos mbajnë funksione ekzekutive. Edhe kryetari i ri i Bordit do të emërohet nga Kuvendi, por me propozim të Komisionit të Ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat