Rama: Do përballemi me ushtrinë e të papunëve

Shqipëria

Rama: Do përballemi me ushtrinë e të papunëve

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 10:37

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë konferencës për politikat e arsimit në Shqipëri, se do të kryhet një reformë rrënjësore për t’u përballur më një valë të madhe të papunësh që është krijuar në Shqipëri.

Kreu i qeverisë e cilësoi shqetësues faktin që ende ka mësues që japin mësim për lëndë që janë jashtë profilit të tyre në mësimdhënie. Një tjetër hap i qeverisë në lidhje me reformimin e arsimit, është përfshirja e prindërve në të, tha Rama.

“Kemi hasur mësues të profilizuar në lëndë të caktuara që japin mësim jashtë profilit të tyre, imagjinoni cili është produkti i këtij procesi mësimor. Gjithashtu e rëndësishme është parë përfshirja e prindërve në këtë sistem arsimor, për të transformuar sistemin e arsimit në një sistem edukimi, një proces për të përgatitur qytetarë të vetëdijshëm për vendin e tyre”.

Kreu i qeverisë bëri me dije se reforma e arsimit të lartë do të hyjë këto ditë në filtrin e Kuvendit, pasi janë kryer të gjitha hallkat e dëgjesave dhe ekspertizat e mbikëqyrjes së ndërkombëtarëve.

Më tej ai informoi se pas kalimit në fazën e verifikimit të ligjshmërisë, universitetet do i nënshtrohen asaj të akreditimit që do të nisë në fund të këtij viti:

“Akreditimi, do të bëjë pastrimin e arsimit të lartë nga metastaza dhe kanceri që gjeneronte pafundësi diplomash. Të gjitha universitetet që e kanë kaluar testin e ligjshmërisë do t’i nënshtrohen atij. Ai do të bëhet nga një kompani prestigjioze ndërkombëtare, një agjenci britanike, dhe procesi do të fillojë në fund të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat