PD reagon pas marrëveshjes me CEZ

Shqipëria

PD reagon pas marrëveshjes me CEZ

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 18:03

Partia Demokratike citoi burime nga ish-kompania ÇEZ, sot Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të cilat i kanë thënë se “Shqiptarët do të duhen të përgatiten për një dimër shumë të vështirë.

“Do të paguajnë fatura më të larta dhe aforfe të energjisë elektrike, do të paguajnë për konsum më të lartë të energjisë, edhe pse nuk kanë konsumuar atë dhe do të jetë shumë e veshtirë të ankohen, edhe pse mund të kenë të drejtë të apelojnë. Kjo është direktiva e qeverisë” deklaroi Bumçi

Më shumë nga ky urdhër do të preket fshati, bizneset dhe ata që nuk jetojnë në banesat e tyre

“Punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhëra politikë nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kë/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KË/orë në ato banesa, në fshtat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj.
Për biznesmenët e vegjël vijnë “supriza” të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kë/orë, pavarësisht sa i lexon matësi”- vijoi ai.

Dhe ankesat sipas PD në asnjë rast nuk do të marrin zgjedhje

“Por ajo që i vë damkën menaxhimit rilindast ish-CEZ, është fakti se nëse vula e matësit tuaj dëmtohet, qoftë edhe pa dijeninë tuaj, familiarët do të faturohen me 800 KË/orë, dhe bizneset me 1500KË/orë. Një abuzim i turpshëm ky!”

Dhe komania e ÇEZ nuk do t’u mungojë aspak shqiptarëve

“Me pak fjalë, OSHEE e sotme të kujton plotësisht CEZ-in e djeshëm!”

Gjithcka vjen sipas opozitës për për shkak të marrëveshjes për kompnaninë ceke të energjisë. Demokratët llogarisin se si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje çdo qytetari do t’i duhet të paguajnë nga 1.1 milionë lekë.

“Jemi vetmi vend që kemi falur 500 milionë euro fatura të pranuara dhe të papaguara, dëme deri në 3 miliarde usd, dhe sikur të gjitha këto mos ishin mjaftueshëm, do të paguajmë edhe 95 milionë euro të tjera, atyre që vodhën dhe masakruan sistemin e energjisë elektrike”.

Demokratët kanë mbështetur dërgimin e konfliktit me cez në arbitrazhin ndërkombëtar, aty ku ndaj CEZ fituan rumunët, e po përgatitën për të njëjtën gjë dhe bullgarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat