Paguaj 5 mijë lekë në ditë dhe dil nga burgu

Shqipëria

Paguaj 5 mijë lekë në ditë dhe dil nga burgu

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 08:57

Të gjithë personat që do të dënohen deri në dy vjet burg mund të dalin në liri nëse paguajnë shumën prej 5 mijë lekësh në ditë si dëmshpërblim, dhe gjithashtu nëse paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore.

“Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita, kur çmon që vepra penale dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore, dhe kur cakton një dënim deri në dy vjet burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim, me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me pesë mijë lekë.

Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori i veprës penale. Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e vendimit për zëvendësimin e dënimit me burgim”, parashikohet në Kodin Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat