Dhima rrëzon Kokëdhimen: Harta e re, e papranueshme

Shqipëria

Dhima rrëzon Kokëdhimen: Harta e re, e papranueshme

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 22:33

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i deputetit socialist, Koço Kokëdhima, se ia kishte ndryshuar mendjen deputetit grek të PASOK, Pirro Dhima, se harta e re territoriale në Shqipëri është e mirë.
Pirro Dhima shkruan në Facebook se harta e re është e papranueshme.

“Isha për fundjavë në Himarë dhe u takova me kreun e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe anëtarin e parlamentit shqiptar Koço Kokëdhima. Biseduam për ndarjen e re administrative që po avancon qeveria shqiptare dhe iu bëra të qartë se ne nuk biem dakord. Theksova se për ne vorio-epiriotët, ajo që do miratohet në fund, është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare,” shkruan Dhima në FB.

Më herët deputeti Kokëdhima u shpreh se gjatë takimit mes tyre ishte arritur nje marrëveshje dhe sipas tij Dhima e ka cilësuar si pozitive ndarjen e re administrative.

Kokëdhima tha gjithashtu se ai i kishte komunikuar se këtë ndarje do ta diskutonte me palën greke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat