Ish-të përndjekurit, protestë sot para Kuvendit

Shqipëria

Ish-të përndjekurit, protestë sot para Kuvendit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:47

Ish-të përndjekurit politikë kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajnë një protestë përpara Kuvendit, në nisje të seancës parlamentare të radhës.

Në Kuvend pritet që të miratohet ligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Por sipas kësaj kategorie, ky ligj është politik dhe nuk përshtatet me kërkesat e kësaj kategorie.

Ish-të përndjekurit zhvilluan edhe ditën e djeshme një protestë sensibilizuese përpara Ambasadës Amerikane, ku u shfaqën me duar të lidhura për t’i treguar ndërkombëtarëve që nuk kanë gjetur zgjidhje nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat