Rama shpërndan kontratat e investimit në bujqësi

Shqipëria

Rama shpërndan kontratat e investimit në bujqësi

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:37

Projektet fermerëve të vlerësuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, se mund të kenë sukses dhe do të hapin vende të reja pune në bujqësi po marrin financim nga qeveria.

Në Lushnje janë firmosur disa kontrata të tjera financimi. Kryeministri i vendit Edi Rama i pranishëm në këtë ceremoni, u shpreh i entuziazmuar nga besimi që kanë treguar fermerët me numrin e lartë të aplikimeve për financimin e projekteve të tyre.

Edi Rama – Kryeministër: “Në këtë qasje të re, ne kemi marrë mbështetjen e plotë të gjithë fermerëve, sepse numri i aplikimeve ka qenë si asnjëherë më parë. Ky numër aplikimesh si asnjëherë më parë tregon se fermerët shqiptarë janë gati për këtë sfidë të re, për sfidën e vlerës së shtuar, për sfidën e ciklit të mbyllur, për sfidën e mbjelljes, prodhimit, kultivimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore, për sfidën që do ta kalojë bujqësinë shqiptare dhe fshatin shqiptar në një stad të ri.”

Sipas Kryeministrit, informacioni që do të japin organizmat shtetërorë për fermerët por edhe dija e tyre si dhe projektet në bashkëpunim të disa fermerëve do të terheqin më shumë financime edhe nga Bashkimi Europian.

Edi Rama – Kryeministër: “ Për të aplikuar për të marrë fonde, dhe AZHBR me këtë politikë të re që ne kemi përcaktuar fshatin sot është instrumenti fillestar për të thithur fonde përmes aplikimit të projektit, programit të zhvillimit dhe rezultatit. Dhe kontratat që do nënshkruhen sot janë produkti i parë i një procesi krejt të ri historik për fshatin shqiptar.”

Përfituesit nga fondi qeveritar i mbështetjes u shprehën se falë kësaj mbështetje, synojnë të rrisin kapacitetet prodhuese, grumbulluese dhe përpunuese, si dhe të sigurojnë standarde më të larta.

Në Lushnje u firmosen 9 kontrata me investues, ku secili përfiton në bazë të kontratës 1,5 milionë lekë.

Sipas praktikës së re të vendosur nga AZHBR, marrë kjo nga eksperienca e BE-së, më parë duhet të nisin investimin në sektor me paratë e tyre dhe shteti është i detyruar në bazë të kontratës të mbështesë investimin e secilit.

Kryeministri është ndalur edhe në Fier aty ky ka inaguruar hapjen e Zyrës së Punës.

Kjo zyrë është e teta në të gjithë vendin.

Rama u shpreh i kënaqur me rezultatet e punës së këtyre zyrave që sipas tij kanë punësuar 9 mijë persona.

Edi Rama – Kryeministër: “ 7 Zyra Pune, në një periudhë kohe kaq të shkurtër, kanë arritur të punësojnë 9 mijë persona drejtpërdrejtë nga Zyrat e Punës dhe në të gjitha shkallët e arsimimit, nga financierë tek ekonomistë, tek inxhinierë, tek rrobaqepës, tek centralistë, tek shoferë dhe tek të tjera profesione që janë kërkuar nga tregu i punës. Janë 4 mijë persona që janë punësuar nga këto Zyra Pune në industrinë përpunuese.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat