Beqaj: Mjekët që nuk marrin provimin e shtetit, do u pezullohet licenca

Shqipëria

Beqaj: Mjekët që nuk marrin provimin e shtetit, do u pezullohet licenca

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 10:42

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një takim mbi Programin e Ricertifikimit 2010-2014 me drejtuesit e institucioneve shëndetësore, ka deklaruar se ata mjekë që nuk do të marrin provimin e shtetit do u pezullohet licenca, dhe ata të cilët nuk kanë marrë asnjë kredit, do pezullohen nga puna.

Beqaj theksoi se mjekësia në Shqipëri ka mungesë të trupit mjekësor dhe mungesë cilësie.

“Prej vitesh ka boshllëqe në trupën mjekësore. Ka mungesë mjekësh dhe cilësie. Ka ende profesionistë me kredite zero, por ka edhe mjekë me standarde që duhen inkurajuar”, deklaroi Beqaj.

Ai gjithashtu theksoi se për këdo mjek që deri në fund të vitit do jenë me zero kredite, masat do jenë të menjëhershme, do largohet nga puna dhe vendet do shpallen vakante.

“Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjekë ata që nuk arrijnë të provojnë se bëjnë përpjekje për rifreskimin e dijeve të tyre, atje ku ata punojnë. Për këdo mjek që shpërfill këtë rol kërkesë, masat do të jenë të menjëhershme. Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante, qoftë të spitaleve, qoftë të qendrave shëndetësore”, ka theksuar ministri.

Këta profesionistë të shëndetësisë e rifitojnë të drejtën për t’u kthyer në profesion, pasi t’i nënshtrohen provimit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat