Semaforët, hiqen 3 mijë patenta në 6 muaj

Shqipëria

Semaforët, hiqen 3 mijë patenta në 6 muaj

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 23:58

Përdorimi i rrugës në Shqipëri e veçanërisht në kryeqytet mbetet ende një sfidë ndërmjet këmbësorëve, shoferëve si dhe policisë rrugore. Sfida mbetet se kush respekton rregullat e qarkullimit rrugorë?

Kush ndëshkon abuzuesit dhe si mund të bashkëjetohet për të mos penguar askënd dhe të kemi pasoja sa më minimale. Për komandantin e trafikut rrugorë në kryeqytet, Ervin Dervishi, paçka faktit se është bërë shumë punë problemet janë ende prezent dhe armë më e fortë mbetet kultura personale dhe edukata e përdorimit të rrugës.

"Fatkeqësisht edukata rrugore e drejtuesve tanë mungon ose neglizhohet, me qëllim sepse masat sensibilizuese kanë qenë të vazhdueshme dhe masat ndëshkuese gjithashtu dhe shohim përsëri që neglizhohet siç janë respektimi i vizave të bardha për këmbësoret të cilët në perceptimin qytetar dhe të turistëve që vijnë për sezon turistik, përbën një imazh të keq për sjelljen dhe edukatën tonë qytetare." tha Dervishi.

Dervishi thotë se janë 3000 patenta të hequra në pak kohë për mos respektim semafori çka ka bërë që nga këshillues skuadra e policisë rrugore të kthehet në ndëshkuese.

"Për pjesën e semaforëve të kuq, edhe pse është e frikshme dhe unë nuk dua të mburrem me statistika të frikshme. Vetëm në 6 mujofshin e parë që ne mbyllëm janë 3 mijë leje qarkullimi te pezulluara për semafor të kuq në Tiranë duke krahasuar me vitin e shkuar është një krahasim i frikshëm. Janë vetëm 300 leje te pezulluara vitin e kaluar." tha Dervishi.

Por masat nuk kanë munguar as për drejtuesit e motoçikletave ku janë 11 mijë masa ndëshkuese në periudhën Janar-Qershor 2014. Kur për çdo shkelje të konstatuar drejtuesit e mjeteve marin gjobë, jo në pak raste janë këmbësorët që përdorin rrugën pa patur asnjë kujdes për vetën dhe rrezikojnë të kthehen në burim aksidenti.

Kur kemi hyrë në sezonin veror dhe trafiku është lehtësuar disi në kryeqytet, fluksi i automjeteve prej disa fundjavash ka ngarkuar autostradën duke bërë që jo pak qytetarë të shprehin shqetësim. Në këto kushte apeli i policisë rrugore është të shmangen oraret e pikut dhe të përdoren rrugët alternative.

"Drejtuesit e automjeteve të mos përdorin një orar fiks në orën 8 me 9 ose 9 me 10-të në një orar ku të gjithë dalin dhe nisen për plazh të vendosin prioritete orareve me të hershme ose më të vona, të përdoren rrugët alternative." u shpreh Dervishi.

Për të menaxhuar trafikun e zonave të plazhit, komisariati rrugor i kryeqytetit ka vendosur të spostoj drejt Kavajës, Durrësit dhe Gjirit të Lalzit mbi 12 autopatrulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat