Çamët bashkohen me grekët. Zyrtarizohet koalicioni PDIU & PBDNJ i Vangjel Dules

Shqipëria

Çamët bashkohen me grekët. Zyrtarizohet koalicioni PDIU & PBDNJ i Vangjel Dules

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 09:52

Koalicioni i PBDNJ-se të Vangjel Dules e Bollanos dhe Partise së çamëve PDIU-së të Shpëtim Idrizit tashmë është një realitet. Mazhoranca shkon në 90 deputet. PDIU bashkoi votat e saj dje me PS dhe LSI duke dëshmuar një bashkëpunim ndërmjet forcave politike duke krijuar një super mazhorancë me 90 deputetë. Në seancën e djeshme plenare PDIU në kujtim të javës çame kritikoi Partinë Demokratike që kishte bojkotuar seancën, pasi nuk mori pjesë më kauzën e tyre.

Në emër të partisë, kreu i çamëve Shpëtim Idrizi falënderoi qeverinë dhe në veçanti kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta që çështjen çame e kanë në programin e tyre duke dëshmuar në këtë mënyrë se PDIU-ja tanimë është bashkuar me mazhorancën e majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat