Cazeneuve dhe Maiziere, sot në Tiranë

Shqipëria

Cazeneuve dhe Maiziere, sot në Tiranë

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 09:05

Me ftesë të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Tiranë mbërrijnë sot Ministrat e Brendshëm të Francës dhe Gjermanisë.

Ministri francez Bernard Cazeneuve dhe homologu i tij gjerman, Thomas de Maiziere do të zhvillojnë takime në nivele delegacionesh në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërkohë që pritet të zhvillojnë një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Temë e takimeve do të jetë thellimi i bashkëpunimit në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar.

Në axhendë është parashikuar që në orën 15:00 ministrat të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe një vizitë në komisariatin policor të Rinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat