Përcillet në banesën e fundit gazetarja që humbi jetën në aksident (Video)

Shqipëria

Përcillet në banesën e fundit gazetarja që humbi jetën në aksident (Video)

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 23:12

Familjarë, të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë të Korçës i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetares 29-vjeçare, Enkelejda Skenderasi, e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në fshatin Panarit.
Homazhet u zhvilluan në teatrin “Anton Zako Çajupi” të metropolit juglindor, ndërsa miqtë e të afërmit u gjenden pranë familjes Enkelejdës në këtë ditë vështirë. Të pranishëm në homazhe ishin edhe drejtues vendorë të qarkut të Korçës, si dhe kolegë të ardhur nga të katër anët e vendit.

Pas homazheve, trupi i pajetë i 29-vjeçares u nis drejt varrezave të qytetit, për t’u varrosur mes lotësh dhe dhimbjesh.

Enkelejda Skënderasi humbi jetën tragjikisht mesditën e së dielës, teksa mjeti tip “Fouristradë” me të cilin ajo udhëtonte me katër persona të tjerë në drejtim të fshatit Panarit ku do të pasqyronte një aktivitet, ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë nga një lartësi rreth 20 metra.

Aksidenti rezultoi fatal për 29-vjeçaren, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa katër bashkudhëtarët e saj në makinë mundën të shpëtonin, duke marrë vetëm plagë të lehta.

Enkelejda Skënderasi ushtronte profesionin e gazetares prej vitesh dhe së fundi punonte në televizionin “Neës 24”, ku raportonte lajmet që vinin nga qarku i Korçës, vendin ku ajo kishte lindur, dhe ku tashmë do të prehet përjetësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat