Deklaratat e sekretarit Kerry, alarm për Shqipërinë

Shqipëria

Deklaratat e sekretarit Kerry, alarm për Shqipërinë

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:51

Në një inervistë për ABC News, ish-kryeministri Berisha komentoi 300 ditët e Edi Ramës në pushtet dhe tha se deklarata e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri eshte nje alarm për demokracinë në Shqipëri. “Qeveria ushtron dhunë ndaj opozitës dhe po vë institucionet nën kontroll, ndaj nuk ky Parlament nuk ka vend për të”, tha Berisha.

Nuk i duhet të zgjatet aspak kur i kërkon një koment për 300 ditët e Ramës në krye të qeverisjes.

Janë sipas tij 300 ditë ku dhuna, deri në fizike ndaj opozitës, për t’i hequr asaj të drejtën e fjalës ka qenë sistematike.

Ish-kryetari i të djathtës tha se janë 300 ditë qeverisje ku Rama dhe Meta nuk i akën reshtur përpjkejet për të vënë nën kontroll insitucionet, nuk i kanë reshtur as syulmet ndaj drejtësisë. Berisha tha se ata nuk respektojnë as vendimet e gjykatës Kushtetuiese, edhe pse opozita e ka fituar edhe aty të drejtën e veprimit të saj parlamentar.

Ndaj opozita ka bojkotuar disa herë, por këtë radhë ndërprerja e marrëdhënieve me Parlamentin duket e gjatë.
Dhe kur nuk e quan vetëm opozita demokracinë të rrezikuar në Shqipëri, por i njëjti alarm vjen edhe nga krerët e diplomacisë amerikane, Sipas Berishës kjo do të thotë se rreziku është real.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat