Alpet shqiptare në qendër të turizmit malor gjerman

Shqipëria

Alpet shqiptare në qendër të turizmit malor gjerman

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 23:03

Gjermania ka zbuluar Alpet e Shqipërisë dhe do të zhvillojë një turne turizmi malor, të quajtur “Samiti i Ballkanit”. Turneu do të përshkojë majat malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi dhe do të nisë, javën e ardhshme, në vende ku “kultura është ende origjinale, si në shekullin e 19-të dhe turizmi thuajse nuk njihet fare.”

Gjermania do të promovojë kështu, bukurinë e Alpeve, mikpritjen e rrallë, jetën baritore, bukurinë e florës, ajrin e pastër, hapësirat ku turizmi thuajse nuk njihet fare.

Kjo është e bërë e mundur falë një projekti të veçantë është financuar nga Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik të Republikës Federale Gjermane.

Majat e Ballkanit janë vendosur në trekëndëshin e kufirit Kosovë, Mali i Zi, Shqipëria dhe kanë qenë të paarritshme në fillim prej sistemit komunist dhe më pas prej luftës.

Reportazhi për Alpet shqiptare përshkruan mikpritjen dhe gjuhën shqipe.

Theksohet se “mikpritja është e madhe. Interesante është edhe gjuha: gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra evropiane.

Fermeri 39-vjeçar Arben Xhelaj tregon për shembull, se kur ai kulloste dhitë në mal, zbuloi lule shumë të bukura dhe kështu edhe ai vetë, kuptoi veçantitë e florës së zonës.

Rrugët ecin në gjurmët e karvaneve të vjetër, shkruan BR.de. Kultura është ende shumë origjinale, ashtu siç ishte në Alpet në shekullin e 19-të. Deri më tani, nuk ka pasur thuajse asnjë lloj turizmi, thuhet më tej në reportazhin që vjen në kuadrin e projektit të organizuar nga “Duv Summit Club”. Në reportazh, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe gjuhës shqipe, duke e cilësuar “një nga gjuhët më të vjetra evropiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat