Sherri në Kuvend, deputetët përjashtohen për shtatë ditë

Shqipëria

Sherri në Kuvend, deputetët përjashtohen për shtatë ditë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:05

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë mori vendimin pasditen e sotme për të përjashtuar nga Parlamenti për një periudhë 3 deri në 7 ditë deputetët që u përfshin në një grindje fizike mes tyre.
Në këtë mbledhje mungonte opozita, pasi qysh dje ata vendosën të bojkotojnë punimet parlamentare.

Mësohet se pas mbledhjes, byroja mori masa ndaj deputetëve Arben Ndoka i PS'së; Pjerin Ndreu i PS'së dhe Gent Strazimiri i PD'së, të cilët u përfshinë dje në një sherr në Kuvend. Kështu, deputeti Arben Ndoka përjashtohet për 7 ditë nga Kuvendi, deputeti Pjerin Ndreu për 3 ditë, ndërsa Gent Strazimimirit të PD-së ka marrë një 'vërejtje'.

Ligji për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi përplasje të forta mes shumicës dhe opozitës dhe debati degjeneroi deri në konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka është përplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri, duke e gjuajtur atë me grushte. Ndërkohë që dje në një prononcim për mediat deputeti i PS'së Pjerin Ndreu deklaroi se nuk është përfshirë në incident, pasi ka qenë në kafe në momentin e sherrit me Strazimirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat