Probleme me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI kallëzon zyrtarin në Bashkinë Tiranë

Shqipëria

Probleme me deklarimin e pasurisë, ILDKPKI kallëzon zyrtarin në Bashkinë Tiranë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:08

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka kallëzuar penalisht Gjergj Bakallbashin, me funksion Drejtor në Bashkinë e Tiranës.

ILDKPKI bën me dije se Bakallbashi ka shkelur nenin 257/a të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehjen ose deklarimin rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Kallëzimi penal ndaj tij është dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme. Si rrjedhojë, Inspektori i Përgjithshëm do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat