Paloka: Rama dhe Meta do t’i shkatërrojnë zgjedhjet

Shqipëria

Paloka: Rama dhe Meta do t’i shkatërrojnë zgjedhjet

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 17:00

Kur nuk ka asnjë shenjë për një reformë administrative territoriale konsensuale, demokratët deklarauan se mazhoranca do të rrezikojë zgjedhjet e ardhshme, madje dhe mbajtjen e tyre. Siaps Edi palomkës kjo nuk është më një çështje nëse PD do të hyjë apo jo në zgjedhje me një hartë territori të ndryshuar njëanshëm dhe pa reformën decantralizuese.

Mbajtja e zgjedhjeve vendore vitin e ardhshëm është në rrezik, sipas Edi Palokës.
Kryetari i grupit parlamentar demokrat u tha gazetarëve se vendosmëria e mazhorancës për të miratuar pa opozitën vetëm hartën e territorit e paralajmëron këtë.
Partia Demokratike, shoqatat e vendorëve dhe organizat të shoqërisë civile veprimtria e të cilave oreintohet në këtë fushë kanë bërë thirrje që, krahas reduktimit drastik të numrit të njësive vendore, të bëhet dhe reforma e decentralizimit e zgjerimi i autonomisë vendore. Gjithashtu sipas tyre kjo është nëj reformë që vetëm e tillë dhe me konsensus të gjerë politik do të ishte e qëndrueshme
Shoqatat e vendorëve në krye të cilave dhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i opozitës i dërguan tekstin e rezolutës zyrtarisht edhe Kryetarit të Kuvenduit dhe Kryeministrit, por kërkesat e tyre janë ende pa përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat