“Statusi i Shqipërisë në BE dhe thyerja e Lazaratit është pozitiv edhe për Kosovën”

Shqipëria

“Statusi i Shqipërisë në BE dhe thyerja e Lazaratit është pozitiv edhe për Kosovën”

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 korrik 2014 Në ora: 10:29

Statusin kandidatit të Shqipërisë në BE, dhe thyerjen e Lazaratit analisti Fitim Çeku, e cilëson shumë pozitiv, madje thotë se edhe për Kosovën është gjë shumë pozitive. Ai në një bisedë për gazetën “Bota sot” Lazaratin e bënë të ngjashëm me Rripin e Gazës, ku muri i ndërtuar i ndante parcelat me kanabis.

“Mure të mëdhenj, të gjatë mbi 3 metra dhe më pas tela me gjemba, parcela me kanabis. Të ndërtuara me beton ngjasojshin me murin e rrethues në Rripin e Gazës. Por aj mur në Lazarat nuk kishte të njëjtin qëllim me murin të cilën e ndërtuan Izraelët për të shmangur kalimin e palestinezëve të hyjnë në tokën izraelite, në Lazarat aj mur i ndante parcelat me njëri tjetrin te mbushur me kanabis”, thotë Çeku.

Sipas tij, edhe në media te ndryshme Botërore dëgjohej "Albania cannabis fiefdom at heart of European traffic". Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor i mariuhanës në Evropë, shumica e së cilës vjen pikërisht nga Lazarati- ku 2 mijë banorët e këtij fshati, më ndihmën e punëtorëve prodhojshin rreth 900 ton mariuhanë. Sasi e cila vlen 4.5 miliardë euro, afërsisht një e treta e GDP-së së Shqipërisë.

“Por në media Kosovarë skam dëgjuar asnjëherë një lider apo institucion, të thotë ne ndjejmë shqetësim, së rinia e Kosovës është duke u bërë Bastion i Lazaratit. Unë s’kam kalua qytet në Kosovë, park të ndonjë qyteti apo lokal qe nuk është ndie era e hashashit”, shton ai.

Ai thekson se, shumica shteteve kanë thënë se Kanabisi është ilegal në Ballkan dhe thoshin ndjehem të shqetësuar për gjendjen çfarë po ndodh.

Por shqiptarët e Kosovës ishin të vetmit që gjithmonë kanë heshtur edhe pse rinia e Kosovës ishte përdoruesi më i madh në Ballkan. Për të marr Statusin, Shqipëria në BE, si kusht ishte, të çlirohet Lazarati nga kriminelet dhe asgjësimin i mija toneve, mariuhanë- kanabis dhe ky ishte i vetmi shpëtim për rinin tonë. Tash e tutje do të jenë shumë më pak përdorues të Kanabisit në Kosovë dhe ndjehem i lumtur që shëndeti i fëmijëve tonë, nuk preket nga kjo bimë e dëmshme”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat