Dy deputetë të PD e PS, porositën avionë sportivë në Torino"

Shqipëria

Dy deputetë të PD e PS, porositën avionë sportivë në Torino"

Më: 11 maj 2014 Në ora: 12:49

Po, bëhet trafik droge me avionë në Shqipëri. Pas përplasjes së fortë në Parlamentin shqiptar, thashethemnaja e madhe rezultoi e vërtetë. Por jo vetëm kaq, së shpejti në vendin tonë do çelet një biznes për blerjen e avionëve sportivë. Të paktën kanë filluar tratativat për hapjen e një biznesi të tillë. Këtë fakt e pohon një emigrant shqiptar që prej 20 vitesh jeton në Itali.

Bëhet fjalë për Fatmir Gjatën, i cili ndodhet në Fier, pasi po merr pjesë në panairin e librit “Fieri 2014”, me dy libra të botuar prej tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Gjata pohon se deri tani janë bërë 20 porosi për blerjen e avionëve sportivë.

Madje, ai rrëfen se dy deputetë të njohur, njëri i PD-së dhe tjetri i PS-së, kanë porositur blerjen e avionëve sportivë në fabrikën e Torinos.

I pyetur se sa ka ndikuar zhurma e madhe që po bëhet këto ditë në lidhje me transportimin e drogës me avionë sportivë në përpjekjet që po bën për hapjen e biznesit të avionëve sportivë, ai tha se "është një fushatë e mirë publicitare për ne".

"Shqipëria nuk ka milionerë, por miliarderë. Pas negociatave të bëra për muaj të tërë, janë bërë porosi për 20 avionët e parë sportivë, të cilët, brenda gjashtëmujorit pas dhënies së porosisë do të jenë në duart e tyre. Ata që i kanë porositur janë biznesmenë dhe të dhënë pas fluturimeve me avion", ka thënë Gjata.

A ka ndonjë emër të njohur biznesmeni apo deputeti? "Emra nuk mund të jap, pasi nuk jam i autorizuar. Ajo që mund të them është fakti se, ndër 20 porositësit, njëri është deputet i njohur në PD dhe tjetri po deputet i njohur në PS. Pastaj dihet që deputetët janë edhe biznesmenë të fuqishëm, për vetë faktin që bizneset i mbrojnë nën emrin e deputetit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat