Rama takon nesër Papa Françeskun

Shqipëria

Rama takon nesër Papa Françeskun

Më: 23 prill 2014 Në ora: 14:58

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet nesër në Selinë e Shenjtë në Vatikan, me Papa Françeskun. Lajmi për vizitën e Ramës në Vatikan është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Kjo është hera e parë që Kryeministri takohet me kreun e Selisë së Shenjtë, ndërkohë që viziton për të tretën herë Italinë, në tetë muaj qeverisje.

Takimi i kryeministrit Rama me Atin e Shenjtë vjen në një kohë kur Vatikani ka thënë se nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat