Debate për SHISH, PD: Kontrolli i turpshëm, Braho: Noka shkeli ligjin

Shqipëria

Debate për SHISH, PD: Kontrolli i turpshëm, Braho: Noka shkeli ligjin

Më: 23 prill 2014 Në ora: 11:22

Opozita braktis komisionin e Sigurisë Kombëtare ku po diskutohet ngritja e një grupi kontrolli për të verifikuar punën e Shërbimit Informativ Sekret.

Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, deputetit të PD-së Flamur Noka “vendimi i mazhorancës për kontrollin e SHISH-it është i turpshëm”.

Nga ana e tij Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha se Noka dje shkeli ligjin duke nxjerrë informacionet sekrete që kreu i SHISH përcolli në këtë komision. Për këtë do të informonte dhe Metën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat