14.8 mln lekë dëm shtetit, KLSH çon në Prokurori 6 zyrtarë të dy komunave

Shqipëria

14.8 mln lekë dëm shtetit, KLSH çon në Prokurori 6 zyrtarë të dy komunave

Më: 18 prill 2014 Në ora: 17:06

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre ish-drejtues të komunës Udenisht në Pogradec dhe tre zyrtarë të komunës Remas në Lushnjë për shpërdorim detyre.

Gjatë një auditi të kryer nga ky institucion në Komunat e mësipërme për periudhën Janar 2011- Shtator 2013, janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore të cilat i kanë sjellë një dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit në vlerën 14,8 milionë lekë(mbi 100 mijë euro).

Tre ish-drejtuesit e komunës Udenisht (ish-Kryetarët e Komunës dhe ish-Kryetari i Këshillit të Komunës) kanë dhënë leje ndërtimore në prona shtetërore si dhe në bregun liqenor, zonë turistike, duke zbardhur vendime në emër të KRRT dhe të Këshillit të komunës, pa i diskutuar në mbledhjet dhe pa i shënuar në protokollet përkatëse, si dhe kanë dhënë me qira një sipërfaqe toke prej 21,330 m2, në kundërshtim me ligjin dhe pa zhvilluar procedurat ligjore.

Ndërkaq tre zyrtarët e komunës Remas kanë kryer veprime dhe mosveprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në prokurimet publike të Komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat