Berisha: Në Parlament duke denoncuar trafikun e drogës. Ramës dhe Kodhelit iu dalin rrenat në shesh!

Shqipëria

Berisha: Në Parlament duke denoncuar trafikun e drogës. Ramës dhe Kodhelit iu dalin rrenat në shesh!

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:08

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë nëpërmjet Facebookut se sot ne Parlament debati u përqendrua në përdorimin e bazave të ushtrisë për trafikun e drogës. Debati faktoi se Rama dhe zëdhënësja për ushtrinë Kodheli mashtruan publikisht.
Sipas Berishën ky mashtrim po ndodh sepse:

“1- Ata ne fjalen e tyre u betuan para kamerave se nuk ka asnje dokument qe deshmon per perdorimin e bazave ushtarake per trafik droge. Por kur ata u pergenjeshtruan me fakte, jo vetem nga une dhe ministri Imami por dhe vet deputetet e mazhorances qe deklaruan se kane ne dosje informacionin qe SHISH i ka derguar Ministrise se Mbrojtjes per perdorimin e aeroportit te Gjadrit per trafik droge, Rames dhe Kodhelit i dolen rrenat sheshit, ata heshten dhe nuk folen me.

2- Per te krijuar mjergull rreth ketij problemi trondites Rama akuzoi opoziten se ajo, sipas tij, po ngaterron avionet e sperkatjes per mushkonja dhe i merr ata si aviona droge. Mirepo kur ne provuam se faket per perdorimin e avioneve per droge opozita i ka denoncuar publikisht ne media tre muaj me pare se te flitej per sperkatje, Rama u detyrua te pergenjeshtroj veten dhe deklaroi se sperkatja per mushkonja me avion nuk ka filluar akoma dhe do te filloje javen tjeter”, ka thënë Berisha.

Në fund, Bersha ka shkruar se seanca e sotme ia doli të bëjë transparencën e plotë të përdorimit nga Rama të bazave ushtarake për trafik droge.A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat