Arrestohet për korrupsion gjykatësi

Shqipëria

Arrestohet për korrupsion gjykatësi

Më: 16 prill 2014 Në ora: 22:56

Arrestohet për korrupsion gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Pogradec, Dhimitër Pojanaku. Lajmi i publikuar fillimisht nga policia e Korçës me pas u konfirmua edhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

58-vjeçari u kap në flagrancë teksa merrte rryshfet rreth 45 mijë lekë të reja, në këmbim të heqjes dorë nga një çështje në gjykim. Ndaj tij rëndon vepra penale “korrupsion pasiv” i parashikuar nga neni 319 pika Ç i Kodit Penal.

Për këtë ngjarje reagoi edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

KLD shprehet se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror për hetim objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat