KLD shkarkon nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele

Shqipëria

KLD shkarkon nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele

Më: 15 prill 2014 Në ora: 23:30

Keshilli i Larte i Drejtësisë në mbledhjen e tij pasditen e sotme ka vendosur masa disiplinore për 5 gjyqtarë. Në të pesë rastet e propozuar për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qënë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni, ankesa të cilat konsistonin në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshire edhe vonesat e pajustifikuara ne zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese. Sipas njoftimit zyrtar bëhet e ditur se Këshilli i Lartë i drejtësisë vendosi shkarkimin nga detyra te gjyqtarit ne gjykatën e Shkodrës, Albano Cepele. Per tre gjyqtaret Enkelejda Hoxha, Nazmije Pengili dhe Engjellushe Tahiri të gjykatës së krujës KLD mori masen disiplinore verejtje me paralajmerim per shkarkim nga detyra. Kurse për gjyqtaren Elona Gjoka, e cila ishte gjyqtare e shkallës së parë të Tiranës, KLD vendosi dërgimin për 2 vjet në gjykatën e Kavajës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat