Vrasja e Ilia Karelit, LSI: Të përfundojnë hetimet, autorët para drejtësisë

Shqipëria

Vrasja e Ilia Karelit, LSI: Të përfundojnë hetimet, autorët para drejtësisë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 11:51

Hetimet në lidhje me vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli të përfundojnë sa më shpejt dhe autorët të dënohen. Kjo ka qenë kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili theksoi se, rëndësia që i kanë dhënë mediat fqinje kësaj ngjarje të rëndë ka bërë që të dekurajohen ekstremizmin e shfaqur në këtë vend.

“Ne do të nënvizonim që në etapën që ndodhet situata por edhe për sensibilitetin njerëzor që ajo shkakton nga rrethanat e rënda ku ajo ka ndodhur do të kërkonte një shpejtim dhe intensifikim të dhënies së një përgjigje përfundimtare sepse në këtë mënyrë do të kishim një qasje e cila çonte në vend të gjithë drejtësinë dhe i shërbente atij qëndrimi pozitiv të verifikuar deri më tani që ka bërë të dekurajohen të gjitha llojet e ekstremizmave kudo që ato shfaqen, shpeshherë fiktive dhe të pavend. Ndaj duke qenë që dy prokuroritë e dy shteteve kanë hedhur mjaft dritë mbi ngjarjen do të inkurajonin për një përfundim sa më të shpejtë të hetimeve, në mënyrë që fajtorët të dilnin para drejtësisë dhe t ë merrnin dënimin e merituar,” tha Vasili.

“Lidhur me këtë ngjarje që është nga më të rëndat e ndodhura në këtë 10-vjeçar dhe për mënyrën se si u prodhua ajo kemi konstatuar që roli i mediave greke në këtë çështje ka qenë profesional dhe objektiv duke hedhur dritë mbi çështjen, e kësisoj me evidentimin e të vërtetave të saj, por vlerësoj edhe qëndrimin tepër të kujdesshëm, por edhe i shpejtë e të dy akseve qeveritare. Sepse siç e dimë qeveria greke ka hapur një çështje dhe ka bërë ndalimet e duhura dhe po e ndjek atë me përparësi, po kështu vlerësojmë edhe qëndrimin e ambasadorit grek dhe në të njëjtën gjatësi vale, ka qenë edhe reagimi i ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe prokurorisë shqiptare, e cila ka hapur dhe konstatohet që vëmendja, përqendrimi dhe intensiteti i vlerësimit të çështjes ka qenë pozitiv”, tha Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat