Shqipëri, baza të ushtrisë përdoren për trafik droge

Shqipëria

Shqipëri, baza të ushtrisë përdoren për trafik droge

Më: 10 prill 2014 Në ora: 19:57

Ish Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi sot në Parlament se “infrastruktura e Forcave të Armatosura po përdoret si infrastrukturë e trafikut të lendeve narkotike”.
Deklarata e fortë e deputetit Imami u bë gjatë shkëmbimit të polemikave me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila pavarësisht se reagoi, nuk e përgënjeshtroi deklaratën. Burime te ISIS pranë Ministrisë se Mbrojtjes u shprehen se ministria Kodheli ka thirrur ditë më pare në një takim drejtuesit e larte te FA pikërisht lidhur me këtë shqetësim dhe i ka informuar për disa raste te përdorimit te bazave te FA për transportin e lendeve narkotike. Po sipas këtyre burimeve mësohet se ajo ju ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e kësaj veprimtarie.
Ndërkohe, një nder gazetat me te mëdha italiane, “Corriere della Sera”, ne një artikull te ditës se sotme shkruan se trafiku i lendeve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë është rritur ndjeshëm, madje është sofistikuar edhe mënyra e transportimit te lendeve narkotike, duke i dërguar ato ne formën e silurëve dhe tërhequr me mjete motorike detare.
Pak dite me pare, ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës nxori një njoftim për shtetasit amerikan, duke i lajmëruar ata qe te mos vizitojnë Lazaratin për shkak te rrezikshmërisë qe ai paraqet për qytetaret amerikane, pasi atje nuk ka prezence te agjencive ligejzbatuese te shtetit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat