Imami: Ushtria e përfshirë në transportin e drogës

Shqipëria

Imami: Ushtria e përfshirë në transportin e drogës

Më: 10 prill 2014 Në ora: 17:29

Debati i vazhdueshëm i opozitës ka bërë që Kryeministri Rama të propozojë rishikimin e rregullores së Kuvendit, duke mos nguruar të kritikojë edhe aleatin e tij Ilir Meta për menaxhimin e seancës. Përveç Ramës dhe Berishës, në debat është përfshirë edhe ministrja e Mbrojtes Kodheli me paraardhësin e saj Imami. Ky i fundit akuzoi se Ushtria po përdoret në trafikun e drogës.

Për herë të parë, shefi i Qeverisë kritikoi aleatin kryeparlamentar për menaxhimin e seancës. Dominimi që opozita i bëri debatit në seancë plenare, shtyu Kryeministrin Rama të propozojë edhe ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ndërsa Meta ishte larguar nga salla.

Ekonomia ishte fushëbeteja ndërsa energjitika sektori i përballjes Rama-Berisha.

Kryeministri pranoi se nga marrëveshja me FMN do të ketë pasoja nëse do të mungojnë rezultatet që kërkon Fondi.

Më pas opozita akuzoi mazhorancën se po zapton institucionet e pavarura.

Ndërsa sipas mazhorancës, marrja kthimi i SHQUP në seli të PD-së është shembulli i keqpërdorimit të institucioneve.

Ish-ministri i Mbrojtjes akuzoi se Ushtria po përdoret në trafikun e lëndëve narkotike.

Në emër të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi paralajmëroi opozitën se e enjtja e ardhshme, 17 prill, do të jetë afati i fundit për të zënë vendet në Komisionin e Reforës Territoriale. Përndryshe, vendimi për funksionimin e tij do të ndryshojë duke i hapur rrugë mazhorancës për miratimin e njëanshëm të reformës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat