Ambasada e SHBA urdhër qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në Lazarat

Shqipëria

Ambasada e SHBA urdhër qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në Lazarat

Më: 5 prill 2014 Në ora: 08:57

Ambasada amerikane ndalon rreptësisht për të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Po cila është arsyeja e këtij vendimi? Për këtë Ambasada amerikane jep dhe sqarimin e saj:

“Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoj të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat” –thekson Ambasada amerikane në Tiranë në njoftimin e publikuar në faqen e saj zyrtare.

Të gjithë jemi dëshmitarë të kujdesit që tregon Ambasada amerikane në vendin tonë ndaj sigurisë së qytetarëve të saj që jetën e tyre e kanë të lidhur me Shqipërinë, pra jetojnë dhe punojnë këtu. Mesazhet orientuese në raste protestash, trazirash, por edhe festash nuk kanë munguar në drejtim të tyre se ku dhe kur duhet të lëvizin apo jenë prezent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat