Misioni amerikan në NATO me urim për Shqipërinë: Aleanca është themeli i mbrojtjes sonë

Shqipëria

Misioni amerikan në NATO me urim për Shqipërinë: Aleanca është themeli i mbrojtjes sonë

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:13
Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar kontributin e saj në sigurinë kolektive të Aleancës.

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka uruar Shqipërinë me rastin e 28 Nëntorit, duke vlerësuar angazhimin e saj në forcimin e sigurisë kolektive.

Në një postim në platformën X, Misioni i SHBA-së në NATO ka theksuar rëndësinë e Aleancës për mbrojtjen e përbashkët, ndërsa ka përshëndetur zotimin e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, me qëllim forcimin e sigurisë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin ndërkombëtar dhe kartelet, për t’i mbajtur të sigurta të dyja vendet tona”, thuhet në urimin e publikuar nga Misioni amerikan.

Urimi vjen në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat