​Protesta në Tiranë, Rama anulon takimin me kancelarin austriak

Shqipëria

​Protesta në Tiranë, Rama anulon takimin me kancelarin austriak

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 16:45
Edi Rama

Anulohet vizita e Edi Ramës në Vjenë, takimi me kancelarin austriak nuk do të mbahet

Agjencia Austriake e Shtypit njofton se anulimi i vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar është bërë nga pala shqiptare. Vendimi vjen në ditën e gjashtë të protestave të tensionuara në Tiranë.

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Vjenë është anuluar, ka njoftuar platforma austriake e komunikimit OTS.at, degë e Agjencisë Austriake të Shtypit.

Sipas njoftimit, anulimi është bërë nga pala shqiptare, ndërsa vizita ishte paraparë të zhvillohej të hënën, më 19 tetor.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin austriak, Rama pritej të takohej me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.

Deri në informacionin e publikuar në njoftimin e OTS.at, nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e anulimit të vizitës.

Anulimi në ditën e gjashtë të protestave

Anulimi i vizitës vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të vazhdueshme kundër qeverisë së Ramës.

Sot, protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa situata është tensionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, të cilat janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për të zmbrapsur turmën.

Megjithatë, njoftimi për anulimin e vizitës nuk e përcakton nëse ky vendim lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat