Skenë lufte para Kryeministrisë, shpërthim brenda makinës që digjet dhe “mitraloz” fishekzjarrësh drejt policisë

Shqipëria

Skenë lufte para Kryeministrisë, shpërthim brenda makinës që digjet dhe “mitraloz” fishekzjarrësh drejt policisë

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 17:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Protestuesit e kanë çuar në kulm agresivitetin e tyre në këto momente, duke djegur një makinë në mes të bulevardit dhe duke e vënë policinë më në vështirësi se kurrë.

Makina ka marrë e gjitha flakë, teksa janë dëgjuar edhe dy shpërthime të pjesëve të brendshme të saj.

Nga ana tjetër, një nga protestuesit mbante në dorë një fishekzjarr të madh, të drejtuar nga policia.

Agresiviteti i policisë me plumba gome duket se ka hasur në këtë përgjigje të protestuesve, që në këtë moment i kanë vënë më shumë se kurrë në vështirësi forcat e rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat