Rezistenca e qytetarëve para Kryeministrisë vijon, sot dita e 135 e protestës

Shqipëria

Rezistenca e qytetarëve para Kryeministrisë vijon, sot dita e 135 e protestës

Më: 12 tetor 2026 Në ora: 17:11
Fotoilustrim

Protestuesit antiqeveritarë do të mbajnë ditën e sotme tubimin e 135-të radhazi përpara Kryeministrisë.

Kjo duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, si edhe vendosjen e një qeverie teknike.

Rezistenca e qytetarëve vijon, pasi për mbi 130 ditë me radhë ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke dalë në bulevard dhe rrugët kryesore të Tiranës çdo ditë prej nisjes së revoltave.

Po ashtu, ditën e nesërme studentët kanë paralajmëruar një protestë në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat