Digjet gjatë natës një automjet i parkuar në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqipëria

Digjet gjatë natës një automjet i parkuar në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:14
Fotoilustrim

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat