Dje përplasi për vdekje 65 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi në Berat! Si e fshehu makinën pas aksidentit

Shqipëria

Dje përplasi për vdekje 65 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi në Berat! Si e fshehu makinën pas aksidentit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar shoferin e automjetit që përplasi për vdekje këmbësorin 65 vjeçar mbrëmjen e djeshme (21 mars) në aksin rrugor Lushnjë-Berat.

Viktima i identifikuar si S.H, ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës ku ishte dërguar për trajtim më të specializuar mjekësor.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se shoferi 69 vjeçar B.K i cili u largua nga vendngjarja, kishte fshehur automjetin e tij në Dimal.

Mjeti tip “Nissan” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat