Kërkohej për mashtrim në Shqipëri, 52 vjeçari italian pritet të ekstradohet nga Italia

Shqipëria

Kërkohej për mashtrim në Shqipëri, 52 vjeçari italian pritet të ekstradohet nga Italia

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Një shtetas italian është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.

Italiani, së bashku me disa shtetas shqiptarë, kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Në vitin 2023, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi italian S. C., 52 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shtetasit S. C., A. D. dhe S. C., në bashkëpunim me shtetasit shqiptarë I. Q. dhe E. B., kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat