I shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg, përfundon ‘arratia’ e 26-vjeçarit, arrestohet në Tiranë

Shqipëria

I shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg, përfundon ‘arratia’ e 26-vjeçarit, arrestohet në Tiranë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të shpallur në kërkim dhe të dënuar me burg.

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në rrugën “Xhon Belushi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. C.(G)., 26 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat