Baza e NATO në Kuçovë, a po trembet Athina? Laert Vasili: Nuk besoj se…

Shqipëria

Baza e NATO në Kuçovë, a po trembet Athina? Laert Vasili: Nuk besoj se…

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:13
Leart Vasili

Polemisti Laert Vasili, i ftuar në “360 Gradë” me Artur Zhejin tha se me hapjen e Bazës së NATO-s në Kuçovë, Greqia nuk duket e kërcënuar.

Ai shtoi se në shtetin fqinj ka disa baza të NATO-s.

Sipas tij, moSprezenca e Greqisë në ceremoninë e inaugurimit të bazës taktike në Kuçovë tregon se vendi fqinj është këmbëngulëse në politikat e saj dhe i qëndron parimeve të veta.

“Nuk besoj se Greqia ndodhet e kërcënuar nga Shqipëria. Janë diku 5 baza amerikane në territorin greke, edhe më shumë ndoshta, të cilat janë si detare dhe tokësore. Politika e shtetit fqinj, nuk ndryshon dhe nëse këmbëngulin në ndonjë gjë, këmbëngulin deri në fund”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat