Prokuroria e Posaçme i sekuestroi telefonin, GJKKO pranon kërkesën dhe vendos t’i rikthehet qytetares

Shqipëria

Prokuroria e Posaçme i sekuestroi telefonin, GJKKO pranon kërkesën dhe vendos t’i rikthehet qytetares

Më: 11 mars 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë një qytetareje e cila dorëzoi ankimim pasi SPAK i sekuestroi telefonin.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, GJKKO thekson se SPAK nuk mund të sekuestrojë telefon pa një vendim të Gjykatës së Posaçme.

Gjyqtari i posaçëm Erion Bani vendosi pranimin e kërkesës së përfaqësues të subjektit privat dhe i kërkoi SPAK-ut t’i rikthejë telefonin qytetares.

Mësohet se telefoni i qytetares u sekuestrua nga oficerët e policisë gjyqësore, pasi ajo u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Njoftim i plotë

1. Shtetësja O.M, më datë 06.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Ankim kundër vendimit të datës 27.02.2024 të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e ligjshëm të sekuestros”, si dhe kundër aktit procesverbal “Për sekuestrimin e sendit” mbajtur më datë 26.02.2024. Kthimin e sendit aparat celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 161 Akti, datë 03.11.2024, vendosi:
1. Pranimin e ankimit të paraqitur nga shtetësja O.Y.
2. Shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për vleftësimin e sekuestros” datë 27.02.2024, nëpërmjet të cilit është vlerësuar i ligjshëm sekuestrimin i bërë nga oficerët e policisë gjyqësore më datë 26.02.2024 i aparatit celular i markës Iphone 15 Pro Max, me ngjyrë gri, model me numër *********, me numër Serie ********, numër IMEI (slot 1) ***************, brenda të cilit ndodhet numri telefonik **********.
3. Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i kthejë shtetases O.Y sendin e sekuestruar nëpërmjet procesverbalit “Për sekuestrimin e sendit të shtetases O.Y” mbajtur më datë 26.02.2024 ora 17:08.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 03.11.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat