Gjinekologu i njohur: Më mirë abort sesa një fëmijë i padëshiruar

Shqipëria

Gjinekologu i njohur: Më mirë abort sesa një fëmijë i padëshiruar

Më: 6 mars 2024 Në ora: 09:43
Astrit Bimbashi

Gjinekologu Astrit Bimbashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për miratimin e abortit në Francë. Ai tha se është më mirë që të kryesh abort se sa të lindësh një fëmijë të padëshiruar.

“Që të bëjë një veprim që e kërkon gruaja mua më është ndaluar ndërprerja e barrës para moshës 16-vjeç.

Në këto raste vajza duhet të vijë e shoqëruar me prindin, me tutorin apo me kujdestarin që është përgjegjës. Deri këtu është rregulli im.

Pastaj si individë, ka mjekë që nuk e bëjnë. Edhe unë nuk e kam bërë për shumë vite. Por unë kam 32 vite punë dhe mendoj se është më mirë një abort sesa një fëmijë i padëshiruar”,-tha gjinekologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat