Vrasja makabre në Durrës ende pa autor/ Nëna e tre fëmijëve ndalon së shkuari për vizitë në paraburgim, zbulohen detaje të reja

Shqipëria

Vrasja makabre në Durrës ende pa autor/ Nëna e tre fëmijëve ndalon së shkuari për vizitë në paraburgim, zbulohen detaje të reja

Më: 5 mars 2024 Në ora: 15:52
Vrasja e babit

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur misterin e vrasjes së Pëllumb Metës, edhe pse është e bija ajo që deklaron se e ka ekzekutuar, pistë që nga policia dhe prokuroria duket se është e pabesueshme.

Tashmë, një pistë tjetër që po hetohet është dhe ajo e konflikteve pasurore të fëmijëve dhe gruas me viktimën.

Korrespondentja e “Top Channel”, Vali Qyrfyqi, shprehet se në ditët e fundit, ndërsa tre fëmijët ndodhen në burg, nëna e tyre është ndaluar që t’i vizitojë dhe të ketë kontakt me të. Më herët ajo i ka vizituar rregullisht, duke u dërguar ushqim, por tashmë Prokuroria ka vendosur që të mos e lejojë.

Në ditët në vijim pritet që të ketë të tjera zhvillime nga hetimet, të cilat do të mund të hedhin dritë mbi këtë vrasje makabre dhe plot me mistere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat