​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Shqipëria

​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:25
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Rama në konferencë për media, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, tha se me Planin e Rritjes për rajonin nga Bashkimi Evropian, të gjitha nismat rajonale, siç është Ballkani i Hapur tashmë janë ekspozuara si gjepura.

Ai nënvizoi se pavarësisht problemeve politike të vendeve të rajonit duhet bashkëpunim për zbatimin e këtij plani të BE-së.

Rama: Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal

"Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s'ka aspak diskutim. Plani i rritjes e vulos një gjë të tillë. Prandaj të gjitha gjërat që deri tani kemi dëgjuar si Ballkani i Hapur dhe të tjera janë tashmë të ekspozuara si gjepura, sepse tashmë kjo është rruga. Tashmë me planin e rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët ku të gjitha gjashtë vendet kanë rënë dakord se kjo është diçka që duhet të bëjmë. Pra nuk ka rëndësi çfarë probleme politike kemi me njëri-tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë", tha Rama.

Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

Rama: Plani i Rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë më BE

"Plani i rritjes është një plarformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë më Bashkimin Evropian. Është një instrument që do të bëjë të prekshëm ketë proces për njerëzit... Na jep mundësinë që të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë ndodhur kur vendet janë bërë vend anëtare, por tash po bëhem edhe ma qenë anëtare. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi dhe buxheti me i madh për vendet tona. Prandaj jam i kënaqur që jam ardhur në këtë pikë", theksoi ai.

Krahas kësaj, Rama tha se edhe nga bashkëpunimi rajonal do të kursehen miliona euro, duke larguar pengesat burokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat